Klubi i futbollit “ Liria”, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, ka njoftuar se është përforcuar me reprezentuesin e Namibisë, Petrus Megameno. Ai pritet të jetë një përforcim i duhur në pjesën defansive me tipare sulmuese të skuadrës prizrenase. “Sot stërvitjeve iu bashku, Petrus Megameno, lojtar që erdhi nga skuadra Blue Water e Namibisë.
Liria përforcohet me namibianin, Petrus Megameno

Ai, poashtu është anëtarë i kombëtares së Namibisë. ‘Luan në anën e majtë, pozitën e mbrojtësit por dhe mesfushorit të majtë me cilësi çfarë na duhen’, tha Enis Gashi, drejtor pas nënshkrimit me futbollistin. Ndërsa, vetë lojtari që ka kryer teste mjekësore, pohoi se përshtypjet e para, janë impresive.
‘Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë.Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë’, tha Megameno pas arritjes së marrëveshjes. Ai, sot ishte pjesë e stërvitjes me klubin.””, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




