Skuadra e Lirisë, falë golave të, Liridon Fetahaj, Diellor Beseni dhe Qemail Elshani, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror para shikuesve të vet në “ Përparim Thaçi”, ka mposhtur rivalin e vjetër, Vëllaznimin nga Gjakova me rezultat 3:0.
Me këtë fitore prizrenasit janë ngjitur në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se Feronikeli 74 i cili ka dhe një lojë më pak, pas barazimeve që arriten këtë të shtunë skuadra e Istogut dhe ajo e Rahovecit.