Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar me publikimin e rrëfimeve të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për periudhën e lavdishme të luftës kësaj radhe ka rrëfyer Shemsi Jashari nga Podujeva.
- Reklama -
“Shqiptarët kanë dhanë shumë. Kanë ba shumë sakrifica. Kanë pagu shumë shtrenjtë këtë liri. Dhe duhet ta ruajmë me çdo kusht”, thotë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në tregimin e tij për luftën.
Ai flet për arsyet që e kishin shtyrë t’i bashkohet luftës, momentet e rënda që përjetoi dhe natyrisht ka një mesazh edhe për gjeneratat e reja.
- Reklama -