LAJME

Liria drejt Superligës, mposht 2 Korrikun në Prizren me rezultat 3:1

Liria drejt Superligës, mposht 2 Korrikun në Prizren me rezultat 3:1
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2026, 15:46

Skuadra e Lirisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 25-të, duke mposhtur FC 2 Korrikun me rezultat 3:1 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Liria arriti të barazoj rezultatin në pjesën e parë me golin e shënuar nga Fitim Susuri.

Në pjesën e dytë të lojës, vendasit u rikthyen më të vendosur, ku sërish protagonist ishte Fitim Susuri, i cili realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij. Fitorja u vulos nga Albion Kurtaj, që shënoi golin e tretë për Lirinë.

Me këtë fitore, Liria ngjitet në pozitën e tretë në tabelën e Ligës së Parë me 49 pikë të grumbulluara, duke vazhduar garën për inkuadrim në Superligë. Ndërkohë, vendin e parë e mban Vushtrria me 53 pikë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika