MS SPORTS dhe KF Liria kanë arritur marrëveshje sponsorizimi, njofton faqja zyrtare e klubit prizrenas.
Ajo ka të bëjë lidhur me veshmbathjet për KF Liria, ekipin e parë, për periudhën trevjeçare.
MS SPORTS që e përfaqësua nga z.Murat Semiz nga Gjermania dhe z.Rahman Kiçe , pronar i KF Liria, nëshkruan kontratën tre vjeçare, të martën në Prizren.
‘Falënderojmë z.Semiz dhe firmën MS SPORTS për sponsorizimin. Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë shtytje për sukseset e klubit’, tha Kiçe pas nënshkrimit të marrëveshjes.