LAJME

Liria arkëton tre pikë të reja, mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat minimal

Liria arkëton tre pikë të reja, mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat minimal
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2022, 19:00

Skuadra e Lirisë ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke fituar si mysafire ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 1:0.

Momenti vendimtar i përballjes së rivalëve të vjetër ndodhi në minutën e 55-të takimit, ku prizrenasit falë këmbëshpejtit, Prince Tjuieza, ia dolen që të shënojnë dhe deri në fund të ndeshjes të ruajnë epërsinë e krijuar.

Ndryshe, kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohet ditën e shtunë, mirëpo për shkak të situatës së vështirë të terrenit në Gjakovë, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, është zhvilluar sot./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika