Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka reaguar ndaj raportimeve ku ai citohet të ketë kërkuar që Vlora Çitaku të vije në krye të partisë, në vend të Kadri Veselit.
Çelaj ka thënë se do të ishte e pamoralshme nga ana e tij të kërkonte zëvendësimin e Veselit si kryetar në rrethanat e krijuara.
Postimi i plotë:
”Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetar i PDK-së
Lajmi qe është publikuar në disa portale është i pavërtetë, se unë gjoja kam kërkuar që të largohet z. Kadri Veseli dhe të vije dikush tjetër në vendin e tij.
Unë vazhdimisht e kam potencuar edhe ne media por edhe ne mbledhje të Këshillit Drejtues të PDK-së se z. Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetarë. Unë e çmoj shumë z. Veseli dhe konsideroj që është njeri me shumë vlera dhe i cili ka bërë shumë për Kombin dhe për vendin.
Mendoj që nuk është e rastësishme që hapen lajme të tilla të rreme dhe janë të sponsorizuar pikërisht nga ata që ndihen të rrezikuar nga reformat thelbësore që kërkoj unë. Aparaqikët e partisë nuk dinë gjë tjetër përveç të merren me shpifje. Ky lajm i rrem i ka rrënjët nga ata që kanë uzurpuar pozitat dhe kanë frikë nga demokratizimi i partisë sepse ata do të humbnin edhe privilegjet që i kanë sot e kësaj dite
Kërkesat e mija nuk kanë të bëjnë me individët por me parimet. Po e ritheksoj se disa nga kërkesat e mia janë:
1. Të marr përgjegjësi dikush për rezultatin e dobët të 14 shkurtit
2. Të demokratizohet partija që është kapur nga individ.
3. Të kemi një kryesi e cila del nga votat e Këshillit Drejtues ashtu siç e parasheh statuti i partisë.
4. Të përcaktohet qartë orientimi ynë duke marr parasysh platformën që ka pasur UÇK e disa nga to janë:
a. Kombi të trajtohet si një pavarësisht kufijve se ku shtrihet
b. Të deklarohet qartë orientimi ynë perëndimor
c. Të ruhet laiciteti i vendit
Këto janë disa prej kërkesave të mija. Dhe po ritheksoj se nuk jam i orientuar në përkrahja apo kundër individët e as grupacioneve, përkundrazi jam për qartësim të ideve dhe kushdo që i ka këto ide do ta ketë edhe përkrahjen time”.