Një nga mirësitë dhe bukuritë që ka falë – krijuar Zoti i Madhëruar në rajonin e Sharrit (Dragashit) është edhe Liqeni i Breznës. Ky liqen, ka disa specifika, madje më të veçanta prej shumë të tjerëve, si: burimi dhe mbledhja e ujit, rrjedhja e ujit, pastaj hapësira e gjelbëruar rreth tij, etj…
Në të jetojnë disa gjallesa (patat e buta dhe të egra, bretkosat, peshqit…,), të cilat u dhurojnë edhe kënaqësi vizitorëve dhe atyre që duan të bëjnë ndonjë pushim të shkurtër ditor rreth tij.






