Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është lansuar formulari elektronik për subvencionimin e policave kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2022.
Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit subvencionimi për polica kufitare do të bëhet duke rimbursuar bashkatdhetarët me vlerën e plotë të primit që kanë paguar në kufi.
Aplikimin për rimbursim mund ta bëjnë të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar policën kufitare nga data 1 janar 2022 përmes aplikimit në vjegëzën në vijim: https://masa4-5.rks-gov.net





