Mesfushori i klubit Ballkani, Lindon Emërllahu, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024 në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Çmimi i është dorëzuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi së bashku me ish-kryetarin e FFK-së, Sabri Hashanin.





