LAJME

Limaj: Vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e Qeverisë ka qenë i papritur

Limaj: Vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e Qeverisë ka qenë i papritur
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2020, 20:34

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se për të aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti ka qenë i papritur.

“Nuk ka qenë vendim i pritur, por duhet ta respektojmë. Edhe ky aktgjykim do të jetë pjesë e debateve të juristëve, analistëve dhe atyre që e interpretojnë. Për momentin të gjithë duhet ta respektojmë atë aktgjykim”.

Limaj shtoi se megjithatë, zhvillimet politike kohëve të fundit dërgonin në drejtim të zgjedhjeve të parakoheshme.

“Politika e Kosovës nuk i ka kuptuar dy gjëra: AKtgjykimet Kushtetueses duhet të respektohen dhe ato aktgjykime duhet të marrin rrugë. Gjykata Kushtetuese na ka ndihmuar t’i bëjmë disa ndryshime të ligjeve. Në ndonjë rast këto aktgjykime e komplikojnë situatën, nganjëherë e thjeshtësojnë, prandaj ligjvënësit duhet të merren më këto çeshtje”.

Sipas kreut të NISMA-s Socialdemokrate, në këtë aktgjykim janë dy gjëra problematike.

“Efekti retroaktiv, kur vije puna të votimi i qeverisë i jep veprim retroaktive dhe thotë se votimi s’ka qenë i drejt. Por kur vjen puna për vendimet e qeverisë, thotë se ato duhet të respektohen”. /RTKLive/.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika