Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se “është parë mjaftueshëm” ngërçi në Kuvend dhe se tash pret reflektim që të krijohet një shumicë në Kuvend dhe për formimin e Qeverisë.
Limaj: U pa mjaftueshëm, shpresoj të reflektohet

“Deri sot ka pas afat me u thirre seanca. Sot po shohim njëfarë konfuzioni. Kuvendi ka pasur obligim brenda muajit të thirret. Duhet të krijohet shumica parlamentare që zgjedhë edhe Kuvendin edhe Qeverinë. Shpresoj që mjaftueshëm është parë dhe shtresuar dhe po shpresoj se do të reflektohet e do të ketë kapacitete për të ndërtuar një shumicë qeverisëse që reflektohet edhe në Parlament edhe në Qeveri”, ka thënë ai.
Të dielën dështoi për herë të pestë votimi i Albulena Haxhiut të VV-së për kryeparlamentare. Nisma që është përmendur si partnere potenciale për VV-në, me tre deputetë, ka abstenuar në këtë votim./KOHA/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

