LAJME

Limaj: Shumë shpejt do të konstituohen Kuvendi dhe Qeveria

Limaj: Shumë shpejt do të konstituohen Kuvendi dhe Qeveria
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2025, 15:55

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se shumë shpejt do të konstituohen Kuvendi dhe Qeveria.

“Kosova tani ka Parlament dhe deputetë dhe ata do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë”, tha ai.

“Shumë shpejt edhe këto pjesë tjera do të përfundojnë dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria”, shtoi Limaj.

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pse tre votat e Nismës ishin abstenim për propozimin e LVV-së për postin e kryetares së Kuvendit./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika