Nën përcjellje të dy ushtarëve të veshur me rroba të UÇK-së dhe me një prezencë të madhe të simpatizantë ka filluar fushata përmbyllëse e Nismas në Malishevë.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se për asnjë çast nuk ua kanë kthyer shpinën Kosovës dhe nuk do të bëjnë premtime për t’i mashtruar popullin.
“Këto ditë, ju kemi vizituar nëpër fshatra dhe kemi shpalosur edhe arsyet tona për kauzën tonë në mbrojtje të vlerave të luftës. Nga ato vizita kam parë shqetësimin nga ajo që po ndodh në Prishtinë. Një gjë ma keni thënë në vazhdimësi mbaje kokën lartë s ene jemi rreshtuar me çlirimtarët. Kjo po dëshmohet edhe këtu. Me zemër e besim me Malishevë e Llapushë jam me ju prandaj jeni edhe ju këtu. Ne për asnjë çast dhe asnjëherë nuk ja kemi kthyer shpinën Kosovës dhe nuk ka nevojë për asnjë çast të premtojmë për të mashtruar popullin. Asnjë premtim nuk mund ta thyej besimin e Malishevës për Nismën. Partitë tjera kanë ardhur e janë shëtitë e mirë kanë bërë, edhe ju i keni pritë e mirë keni bërë, por me 14 shkurt vota juaj shkon për Nisma Socialdemokrate. Nga këtu i dërgojmë mesazh njeriut që sot mungon fizikisht, prandaj nga këtu ne i themi ‘Baca Jakup ne jemi rreshtuar me çlirimtarët’. Vijnë nga Prishtina këtu në Llapushë. Unë kam një mesazh për ta: A nuk po ju vie marre me ardh me na tregu neve qysh duhet atdheu? Ata as me ecë nuk dinë, paramendo ata me dalë para Vuçiqit!”, ka thënë ai.





