LAJME

Limaj: Krizat zgjidhen me marrëveshje politike

Limaj: Krizat zgjidhen me marrëveshje politike
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2025, 19:49

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se takimi i liderëve partiakë të shtunën më shumë ka qenë rreth këndvështrimeve për aktgjykimin sesa për zgjidhjen e situatës.

Ai ka deklaruar se për të dalë nga krizat politike duhen marrëveshje.

“Takimi më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore – kriza sikur këto zgjidhen me marrëveshje politike. Edhe ai aktgjykim e ka dhënë këtë udhëzim”, ka deklaruar Limaj pas takimit.

Ai ka porositur Vetëvendosjen si partia më e madhe që të sigurojë shumicën e sipas tij, për shkak të situatës duhet që të bëhen kompromise dhe të gjendet rruga për shumicën parlamentare.

Limaj u ka bërë thirrje liderëve partiakë të largohen nga interesat partiake./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika