LAJME

Ligji thotë se policët mund të protestojnë, por jo të mbajnë grevë

Ligji thotë se policët mund të protestojnë, por jo të mbajnë grevë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2023, 14:52

Njësia elite e Policisë së Kosovës (FIT) dhe ajo për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.

Me ligjin për policinë, personeli policor nuk ka të drejtë të bëjë grevë, por ka të drejtë t’i shprehë pakënaqësitë e tij nëpërmjet protestave të organizuara dhe të udhëhequra nga organet përfaqësuese.

Këtë e kanë bërë sot njësitë speciale.

Një përfaqësues i këtyre njësive elite policore tha se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika