LAJME

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2026, 09:32

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend.

Deputeti i Partisë Demokratike i Kosovës, Arben Mustafa tha se nuk mund t’i lejohet një partie, “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.

Ndërsa Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin por jo mënyrën e ndërtimit të tij, transmeton Klanosova.tv.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe shefi i Grupit Parlamentar i të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë bord, ndërsa e gjithë vendimmarrja është e koncentruar në Qeveri e MINT”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika