LAJME

Ligji i Pagave, Nagavci: Koeficenti është 120 euro, por do të ndryshojë

Ligji i Pagave, Nagavci: Koeficenti është 120 euro, por do të ndryshojë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2022, 11:49

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se javën e ardhshme projektligji për pagat do të jetë në dëgjim publik.

Nagavci tha se vlera e koeficienti s’është caktuar ende, por shtoi se “sipas kalkulimeve”, do të jetë 120 euro.

“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, tha ajo të mërkurën në RTK.

Ajo tha se projektligji për pagat është “në finalizim”.

“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik. Koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika