Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren është mbajtur sot një ligjëratë vetëdijësuese me temë “Dhuna në Familje”, e organizuar nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave pranë Prokurorisë së Shtetit.
Ligjëratë vetëdijësuese për dhunën në familje mbahet në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Qëllimi i kësaj ligjërate ishte informimi i nxënësve mbi format e dhunës në familje, pasojat që ajo shkakton, si dhe mënyrat e raportimit dhe mbrojtjes së viktimave. Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e kësaj zyre ndanë informacione të rëndësishme lidhur me rolin dhe shërbimet që ofrohen për personat e prekur nga dhuna.
Gjimnazi “Gjon Buzuku” thekson se do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të tilla edukative, me synim ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

