Lidhja e Bizneseve të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar duke shprehur shqetësimin në lidhje me sulmet dhe përpjekjet për të dëmtuar imazhin e dy korporatave të rëndësishme në vend.“Ne jemi të shqetësuar se këto veprime po kryhen për qëllime politike dhe për të siguruar pikë në fushatat zgjedhore, duke përfshirë sektorin privat në mënyrë të padrejtë” thuhet në reagimin e tyre.
Tutje në reagimin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës thuhet se ‘Dëmtimi i imazhit të kompanive dhe i sektorit privat është i papranueshëm dhe ka pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të Kosovës’“Dëmtimi i imazhit të kompanive dhe i sektorit privat është i papranueshëm dhe ka pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sulmet e tilla krijojnë një mesazh të gabuar dhe të dëmshëm për investitorët e huaj, të cilët mund të humbin besimin në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për investime” thuhet në reagim raporton “Gazeta Blic”.
Ata kanë apeluar tek politika që për interesa te ngushta partiake të mos dëmtojnë interesat e sektorit privat dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës.Reagimi i plotë:
Reagim i Lidhjes së Bizneseve të KosovësLidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me sulmet dhe përpjekjet për të dëmtuar imazhin e dy korporatave të rëndësishme në vend. Ne jemi të shqetësuar se këto veprime po kryhen për qëllime politike dhe për të siguruar pikë në fushatat zgjedhore, duke përfshirë sektorin privat në mënyrë të padrejtë.
Dëmtimi i imazhit të kompanive dhe i sektorit privat është i papranueshëm dhe ka pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sulmet e tilla krijojnë një mesazh të gabuar dhe të dëmshëm për investitorët e huaj, të cilët mund të humbin besimin në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për investime.Apelojmë që politika dhe për interesa te ngushta partiake të mos dëmtojnë interesat e sektorit privat dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kërkojmë që të respektohet transparenca dhe ligji në çdo aspekt, dhe të krijohet një klimë më pozitive për investitorët dhe kompanitë që operojnë në Kosovë.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës qëndron në mbështetje të një mjedisi të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për bizneset, dhe dënon çdo formë të keqperdorimit të politikës për të sulmuar integritetin dhe stabilitetin e korporatave në vend.