Liderët opozitarë nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” që po mbahet në Bllacë me rastin e përvjetorit të 23-të të Ditës së Lirisë.
Zyra e Presidentes i ka thënë KOHËS se Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë ftuar, por se të njëjtit kanë zgjedhur ta bojkotojnë pjesëmarrjen në këtë manifestim të organizuar nën patronatin e Presidencës së Kosovës.





