LAJME

Liderët opozitarë injorojnë ftesën e Osmanit për pjesëmarrje në manifestimin në Poklek

Liderët opozitarë injorojnë ftesën e Osmanit për pjesëmarrje në manifestimin në Poklek
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Qershor 2021, 16:51

Këtë të shtunë në Poklek të Drenasit janë nderuar të rënët e këtij fshati.

Në këtë ngjarje që është mbajtur në Ditën e Çlirimit të Kosovës, pjesëmarrës kanë qenë tre krerët më të lartë shtetërorë: Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Mësohet se ftesë për pjesëmarrje ka pasur edhe për tre liderët e partive nga opozita; Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Përkundër ftesës që kanë pasur, të tre nuk kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika