Home LAJME Liderët e Ballkanit Perëndimor: Të vihet drejtësi për të zhdukurit e konfliktit të ish-Jugosllavisë

Liderët e Ballkanit Perëndimor: Të vihet drejtësi për të zhdukurit e konfliktit të ish-Jugosllavisë

0
Liderët e Ballkanit Perëndimor: Të vihet drejtësi për të zhdukurit e konfliktit të ish-Jugosllavisë

Pas takimit të samitit të Brdo-Brijunit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, të cilën e ka publikuar presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Hetimi i rrethanave se si janë zhdukur njerëzit gjatë konflikteve në shpërbërjen e Jugosllavisë ishte një ndër pikat ku u pajtuan ata dhe se vënia para drejtësisë e autorëve duhet të ndodhë.

“Ne, liderët e Procesit të Brdo-Brijun po avokojmë për vizionin e përbashkët strategjik të Europës, si e tërë, e lirë dhe në paqe. Ne nënvizuam zotimet për paqe dhe stabilitet, përfshirë marrëdhëniet e mira të fqinjësisë. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe unifikimi i Europës nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor”.

“Me anëtarësinë e Bashkimit Europian, kufijtë në mes shteteve anëtare bëhen më pak domethënës, që sigurojnë hapësirë për bashkëjetesë të pluralitetit të identiteteve kombëtare”.

“Ne edhe një herë e pranojmë domosdoshmërinë për të dhënë llogari për të zhdukurit gjatë konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe përsërisim nevojën për të hetuar rrethanat e zhdukjes së tyre dhe të sillen përgjegjësit para drejtësisë, me qëllimin që të kontribuohet deri te pajtimi i përhershëm, paqja dhe stabiliteti”.

Po ashtu, si pikë ku ranë dakord udhëheqësit ishte edhe zgjerimi i BE-së duke përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Liderët thanë se kjo është edhe interes i BE-së në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë, një nevojë gjeopolitike e saj dhe një parakusht për stabilitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here