LAJME

Licencohet KF Liria nga OJQ  kalon në SH.P.K.

Licencohet KF Liria nga OJQ  kalon në SH.P.K.
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2023, 19:48

Përmes një njoftimi KF “Liria” ka bërë të ditur se klubi nga OJQ zyrtarisht ka kaluar në SH.P.K.

“Pas një sërë orvatjesh lidhur me definimin e statusit juridik të Klubit të Futbollit Liria, sot Komisioni  Vlerësues për Licencim  të klubeve i MKRS-së, ka dhënë verdiktin pozitiv.

Klubi i Futbollit Liria SH.P.K. tash e tutje, s’ka asnjë pengesë ligjore, lidhur me sposorizimet që mundëson ligji për klubet sportive.

Është ky lajm i pritur, tash e sa kohë jo vetëm nga drejtuesit e adhuruesit e klubit, por dhe për donatorët e shumtë që ishin në pritje të këtij licencimi.

Licencimi i FC Liria, hapë rrugë bashkëpunimit me biznese, që do të mundësojnë arritjen e synimeve.

Me këtë licencim, rritet edhe  qëndrueshmëria ekonomiko-financiare, që është dhe bazë për zhvillimin e klubit, dhe e bënë më të lehtë realizmin e objektivave”, thuhet në njoftimin e KF Liria.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika