LAJME

Liburn Aliu sot do të raportojë para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

Liburn Aliu sot do të raportojë para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2022, 08:22

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të raportojë para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendit thuhet se mbledhja e Komisionit do të fillojë nga ora 13:00, transmeton KlanKosova.tv.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës ,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-027, për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-010, për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,
  5. Raportimi i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
  6. Të ndryshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika