Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan Radio Evropa e Lirë. Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS, nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Si funksionon ETIAS?
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.





