Të martën në Bruksel mbahet edhe një takim i Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimin nga agjenda e punimeve të publikuar për sot pika e parë e rendit të ditës është diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Më saktësisht në tavolinën e bisedimeve është ai që quhet “Teksti i Rishikuar i Presidencës së Çekisë”.
Kjo do të jetë hera e tretë që Grupi Punues për Viza brenda një muaji diskuton heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës për në Zonën Schengen.





