Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në Komisionin për Integrime Evropiane bëri të ditur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pika e pestë e agjendës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.
Bislimi theksoi se Kosova ka dërguar në Komisionin Evropian një raport prej 33 faqesh, nga i cili Komisioni do të përgatisë një rivlerësim të progresit në Kosovë nga 2018 e tani dhe do t’ia shpërndajë vendeve anëtare të BE-së.
“Sa i përket liberalizmit të vizave me sa e di është pika e pestë e agjendës së takimit të ardhshëm të Grupit punës që mbahet më 12 dhe 13 tetor. Pika për Kosovën do të jetë në agjendë, do të jetë më 13 tetor. Për ta vendosur në agjendë këtë temë disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një rifreskim, rivlerësim të raportit të Komisionit Evropian për atë se çfarë progresi ka pasur Kosova nga viti 2018, kur ka qenë vlerësimi i fundit e deri tani”, tha zëvendëskryeministri.





