Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi,vlerëson se vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është në favor të Kosovës, sidomos në këto momente, shkruan Gazeta Blic.
Por, sipas tij, fuqia e Komisionit Evropian është zbehur pas raportit që është bërë nga ky komision për libereralizim e vizave.Derisa flet për liberalizimin e vizave, Arifi në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, deklaron se ky komision nuk ka ndonjë fuqi të madh në BE.
“Si vizitë duhet parë në aspektin pozitiv, njëfar forme sipas Kryetarës së Komisionit Evropian që edhe Kosova do të ketë atw rrugën e integrimit në BE. Por, unë mendoj që fuqia e Komisionit Evropian është zbehur shumë sidomos pas raportit që është bërë nga Komisioni Evropian për libereralizim e vizave, pra komisioni evropian nuk ka ndonjë fuqi të madhe në BE, përveq se të propozoj ndonjë raport, por vendimarrja nuk është e Komisionit Evropian. Në përgjithësi vizita e saj mund të themi se është pozitive për Kosovën, sidomos në këtë moment”, thotë ai.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se asnjëherë nuk iu humb besimi që Kosova të jetë pjesë e BE-së, dhe këtë ua kemi borgj fëmijëve.Ajo ka thënë se dëshirojnë të përshpejtojnë vaksinimin në Kosovë.
“Ekipi i BE-së ka bërë një donacion duke përfshirë edhe krahas atyre nga COVAX-i dhe të tjerave që do të vijnë. Është me rëndësi që këto vaksina të shfrytëzohen dhe të shpejtojnë jetë. Kështu që të përshkallëzojmë përpjekjet për shkallën e vaksinimit”, ka thënë ajo.