LAJME

Lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e FSK-së në Gjakovë, shkak ushtrimi fushor validues ”Ujku i Pamposhtur 01”

Lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e FSK-së në Gjakovë, shkak ushtrimi fushor validues ”Ujku i Pamposhtur 01”
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2026, 10:16

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga data 31 maj deri më 5 qershor 2026, do të realizojë ushtrimin fushor validues ”Ujku i Pamposhtur 01”.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika