LAJME

Lëvizja Vetëvendosje thotë se iu bashkuan 300 anëtarë të rinj në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje thotë se iu bashkuan 300 anëtarë të rinj në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2024, 22:37

Qendra e LVV në Prizren përmes një komunikate publike, shkruan se ” Sot Lëvizjes Vetëvendosje ju bashkëngjitën edhe 300 anëtarë të rinj nga komuna e Prizrenit. Ata i priti Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministër, me një ceremoni të mirëseardhje të organizuar në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kurti u shpreh falënderues për besimin që po i japin qytetarët gjithnjë e më shumë, dhe theksoi se këtë po e kthejnë në punë me vendosmëri për ndërtimin e shtetit dhe komunës. Ai i siguroi qytetarët e Prizrenit se do ta kenë vëmendjen e tij me investime si kryeministër i vendit, dhe me këtë rast i uroi për autostradën Prizren – Tetovë, e cila do të bëhet. Po ashtu edhe për shumë investime të tjera nga Qeveria në këtë komunë që po realizohen dhe që do të realizohen.

Ndërkaq, Artan Abrashi, Kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, falënderoi anëtarët e rinj për bashkimin me Lëvizjen, si dhe kryeministrin Kurti për mbështetjen që po i jep komunës së Prizrenit në çdo aspekt. Ai theksoi se besimin që po i japin Lëvizjes qytetarët, është tregues se fitorja do të jetë madhështore si në zgjedhjet qendrore po ashtu edhe në ato lokale.

Me këtë rast, një fjalë e mbajti edhe deputeti Arbër Rexhaj, i cili theksoi se ata janë të vendosur për të zhvilluar shtetin dhe komunën e Prizrenit, sepse këtë e obligon mbështetja e madhe qytetare që po e gëzon Lëvizja Vetëvendosje, thuhet në komunikatën e Qendrës së kësaj partie në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika