Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren, ka organizuar të shtunën pasdite një tubim me gra dhe vajza, ku u diskutua për rolin e grave në politikë, fuqizimin e tyre dhe angazhimin në proceset vendimmarrëse.
Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim me gra dhe vajza të shtunën pasdite në Prizren

Në këtë aktivitet morën pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe kandidatët për deputetë Arbër Rexhaj, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka.
Nga Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh mirënjohje për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e grave dhe vajzave në këtë tubim, duke e vlerësuar atë si mbështetje të rëndësishme për aktivitetet e subjektit politik në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




