LAJME

Letërnjoftimi, pasaporta dhe patentëshoferi – dokumentet e vlefshme për votim

Letërnjoftimi, pasaporta dhe patentëshoferi – dokumentet e vlefshme për votim
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2025, 09:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës mund të përdorin letërnjoftimin, pasaportën ose patentëshoferin si dokumente të vlefshme për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një njoftim zyrtar, KQZ-ja ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se kanë me vete një nga këto dokumente ditën e zgjedhjeve.

🗳️✅ Dokumentet e vlefshme për votim:

📌 Letërnjoftimi

📌 Pasaporta

📌 Patentëshoferi

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen te faqja zyrtare e KQZ-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika