- Reklama -

Lëshohet njoftimi i parë nga Superliga Evropiane – mësohen planet e tyre për formatin që pritet ta ‘pushtojë’ futbollin

Planet për Superligën Evropiane më në fund janë zbuluar.

Një deklaratë erdhi vonë të dielën mbrëma duke konfirmuar se 12 klube evropiane duan të krijojnë një garë të re në mes të javës.

- Reklama -

Manchester United , Man City, Chelsea , Arsenal , Tottenham , Liverpool , Juventus , AC Milan, Inter Milan, Real Madrid , Barcelona dhe Atletico Madrid janë bashkuar të gjithë si klube themeluese.
Këto 12 klube kanë dalë zyrtarisht nga Shoqata Evropiane e Klubeve.

Tre klube të tjera pritet të bashkohen, megjithëse këto nuk janë ende të ditura, me garën që planifikohet të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Klubet themeluese do të marrin një pjesë prej 3 miliardë funte për të mbështetur planet e tyre të investimeve dhe “për të kompensuar ndikimin” e pandemisë.

Ata thonë se tani janë duke pritur të zhvillojnë diskutime me UEFA dhe FIFA për të punuar mbi propozimin.

Pas njoftimit, UEFA tha: “Klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo garë tjetër, në nivel Evropian ose Ndërkombëtar, dhe lojtarëve mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare”.

FIFA shtoi: “[Ne] mund të shprehim vetëm mosmiratimin për një ‘ligë të mbyllur evropiane të shkëputur’ jashtë strukturave ndërkombëtare të futbollit.”

Deklarata e Superligës e së dielës zbuloi formatin e garës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues

Komisioni i Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të mërkurën...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Lojtarët e Serbisë priten me “Mora fjalë” e UÇK

Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese ndërsa...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort