Monitorimi i fokusuar i hotelerisë e gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj, ka nis përmes projektit specifik për përmbushje tatimore në vitin e kaluar.
Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) njofton se ky projekt ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.
“Thirrjet e shpeshta nga ATK për të përmbushur detyrimet dhe puna në teren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektorë të jenë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24% ose 64 milion euro, pagesa 117.08% ose 10 milion euro dhe numri punëtorëve 14.45% ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar. Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95% më shumë se vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.





