Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga ky aksion në fshatin Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar 272 pajisje të kriptovalutave dhe është arrestuar një person.
“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave”
“Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente”.
“Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.