LAJME

Leposaviq: Dy gazetare sulmohen me gurë në kokë e shok-bomba, lëndime pësojnë edhe dy kameramanë

Leposaviq: Dy gazetare sulmohen me gurë në kokë e shok-bomba, lëndime pësojnë edhe dy kameramanë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2023, 15:42

Dy gazetare dhe dy kameramanë janë sulmuar në Leposaviq nga protestues të maskuar serbë.

Gazetaret e Klan Kosovës dhe të Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ku njëra ka pësuar lëndime në kokë nga gurët, ndërsa tjetra në këmbë nga shpërthimi i shok-bombës.

Kurse, njërin kameramani i RTK-së, të maskuarit e kanë sulmuar brutalisht, ku fillimisht e kanë rrëzuar dhe pastaj e kanë rrahur me shqelma.

Ndërsa, kameramani tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të shok-bombës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika