LAJME

Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura në Prizren, rasti po hetohet

Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura në Prizren, rasti po hetohet
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Gusht 2023, 11:04

Një i mitur në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30 në fshatin Hoqë e Qytetit, në Prizren.

Po ashtu në raport thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar i mitur, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika