Mosmarrëveshjet mes personave në shumicën e rasteve fatkeqësisht përfundojnë me përleshje e sulme fizike, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për vendin dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e vendit.
E akoma më shqetësuese është fakti që persona të ndryshëm sulmohen fizikisht nga persona të panjohur për ta, raporton SO.
Një rast i sulmit fizik është raportuar në Stacionin Policor në Prizren dje rreth orës 12:10 ku bëhet e ditur se në rrugën “Ibrahim Rugova” është sulmuar fizikisht një person.
Viktima ka deklaruar në polici se dy persona të panjohur për të, të cilët sipas ankuesit thuhet të kenë qenë të maskuar e kanë sulmuar atë fizikisht.





