LAJME

Lëndohet në vendin e punës një burrë në Lubizhdë të Hasit

Lëndohet në vendin e punës një burrë në Lubizhdë të Hasit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Qershor 2025, 10:52

Një burrë raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Një mashkull  kosovar  ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Inspektorati i Punës. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika