LAJME

Lëndohet në vendin e punës i mituri nga Prizreni

Lëndohet në vendin e punës i mituri nga Prizreni
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2023, 11:36

Një i mitur është lënduar në vendin e punës gjatë ditës së djeshme në Prizren, duke pranuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njofimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:00 në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar i mitur, derisa ishte në vendin e punës, dyshohet se aksidentalisht ka pësuar lëndime nga makineria e punës. Njësitë relevante policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika