LAJME

Lëndohet fizikisht kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Lëndohet fizikisht kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2022, 14:12

Glauk Konjufca për një kohë nuk do ta drejtoj Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila.

Ajo ka njoftuar se Konjufca dje në mbrëmje ka pasur një lëndim fizik, e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.

Në vend të tij, mbledhjen e sotme e ka drejtuar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika