Tri gra kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:20, në Suharekë.
Gjithashtu në raport thuhet se viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar.
“Tri femra kosovare, kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/