Tre Policë të Kosovës janë lënduar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.Policia ka njoftuar se në mëngjesin djeshëm policët kishin intervenuar për ta shpëtuar një person që kishte hipur mbi kulm dhe dyshohej se po tentonte të kërcej.
Lëndohen tre policë në Prishtinë – ishin duke shpëtuar një person që po tentonte të kërcente nga kulmi

“Prishtinë 03.01.2021 – 07:55. Raportohet se tre zyrtar policorë janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës duke intervenuar për të shpëtuar personin mashkull kosovar. I njëjti kishte hipur mbi kulmin e një ndërtese dhe dyshohej se tentonte që të kërcej”, thuhet në raportin e policisë.
Në raportin e policisë thuhet se “Zyrtarët policor në bashkëpunim me ekipin e zjarrfikësve kishte arritur që ta ndalojnë dhe deri sa e kanë futur nën kontroll i dyshuari i kishte sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në klinikë për trajtim psikiatrik”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidenca reagon sërish: Pretendimet për “puç” janë shpifje, Osmani nuk është pjesë e komploteve politike

Nata e Zjarreve” në Prekaz përmbyll aktivitetet e Epopesë së UÇK-së

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

