LAJME

Lëndohen me mjete të ftohta dy persona në Prizren

Lëndohen me mjete të ftohta dy persona në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2025, 10:39

Dy persona në Prizren janë therur me thikë nga persona të panjohur, njofton Policia e Kosovës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa Policia e ka arrestuar një person. Po ashtu janë sekuestruar tri thika dhe një boks i hekurit.

“Është raportuar se nga persona të panjohur janë lënduar me një mjet të mprehtë (thikë) dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit si i përfshirë në rast, është liruar në procedurë të rregullt, kurse një tjetër është dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika