Policia e Kosovës gjegjësisht ajo në Ferizaj ka njoftuar se kanë ndaluar dy persona një grua dhe një burrë lëshomkërkues e të cilëve i janë gjendur një sasi e konsiderueshme parash, raporton Gazeta Blic.
Lëmoshkërkuesit kapen nga policia, gjobitën me nga 500 euro secili

Në njoftim thuhet se drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy persona : M.S. (F/SH) e moshës 48 vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar, tek të cilët janë gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre u janë shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje.
Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendimin tjetër. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sinan Osmani në mbrojtje të Muriqit: Ofendimet ndaj tij janë fyerje për gjithë prizrenasit

Seancë e jashtëzakonshme për naftën, Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

