Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim një delegacion gjerman, të udhëhequr nga ndërmarrësi Erhard Bühler, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet kompanive gjermane dhe Prizrenit.
Sipas njoftimit të kryetarit Totaj, gjatë takimit është biseduar për mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.





