Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka folur për liberalizimin e vizave, duke shtuar se edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret, deri më tani nuk ka pasur seriozitet nga bashkësia ndërkombëtare.
Madje ai është skeptik se liberalizimin mund të ndodhë, duke shtuar se ky proces është i lidhur me përparimin në dialogun me Serbinë.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, dihet që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave ose lëvizje të lirë, mirëpo deri tani nuk kemi pasur ndonjë seriozitet të bashkësisë ndërkombëtare që ne të kemi liberalizim të vizave.





