LAJME

Lekaj: RTK-ja që katër vjet është Radio Televizioni i Kurtit, e jo i Kosovës

Lekaj: RTK-ja që katër vjet është Radio Televizioni i Kurtit, e jo i Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2024, 13:42

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se bordi i Radio Televizionit të Kosovës duhet të shkarkohet sa më shpejtë, pasi nuk i bën mirë as medias e as demokracisë një bord i derigjuar nga Qeveria Kurti.Po ashtu, Lekaj nga foltorja e Kuvendit thotë se që katër vjet RTK-ja nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por Radio Televizioni i Kurtit, njofton Klankosova.tv.

“Rikujtojmë se që katër vjet RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës por është Radio Televizioni i Kurtit. RTK-së nuk i duhet një bord që kontrollohet dhe keqpërdor mediat, gazetarët, fjalën e lirë dhe lajmet e vërteta. Ky bord dhe kjo udhëheqje e RTK-së e derigjuar nga Qeveria Kurti me plot kuptimin e fjalës duhet të shkarkohet sa më parë, sepse nuk i bën mirë as medias as demokracisë së vendit”, tha Lekaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika