LAJME

Lekaj: Qeveria të mos vajtojë, por të punojë

Lekaj: Qeveria të mos vajtojë, por të punojë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Maj 2022, 20:46

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka insistuar se duhet të lejohet tërheqja e 30% nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ai ka thënë që Qeveria Kurti duhet t’i lë me një anë inatet dhe të dalë nga petku partiak, duke shtuar se duke vepruar kështu po i lënë anash interesat e qytetarëve.

Lekaj i bëri këto deklarata në Klan Kosova FM.

Ai tha se nëse AAK-ja do të ishte në pushtet, në një situatë të tillë, do të krijonte një pako të fuqishme për përkrahje të ndërmarrjeve që janë promotor i zhvillimit ekonomik.

Deputeti ipozitar i ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve qeveritarë të cilët pretendojnë se këto probleme janë pasojë e qeverive të kaluara, pjesë e të cilave ka qenë edhe AAK-ja.

Pal Lekaj i ka thënë Qeverisë Kurti, të cilën e quan qeveri të praktikantëve, që të mos vajtojë, por të punojë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika